Zbardhet dosja që rrëzoi rekursin e ish-policit Jeton Lami për masë më të butë sigurie

 

Zbardhet vendimi i plotë që la në burg ish-policin Jeton Lami, truprojën e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Megjithëse pretendonte se izolimi në qeli mund t’i rrezikonte jetën për shkak të profesionit, gjykata e Lartë rrëzoi me 7 shkurt rekursin e paraqitur duke dërguar për gjykim për shpërdorim detyre Lamin.

“19. Kolegji Penal vlerëson se asnjë nga pretendimet e ngritura në rekurs nuk i referohet shkaqeve të rekursit të parashikuara nga 432 i Kodit të Procedurës Penale. Pjesa e pretendimeve në rekurs që ngre çështje të vlerësimit të provave del jashtë juridiksionit ekskluzivisht ligjor të Gjykatës së Lartë. Në të gjitha rastet kur rekursi nuk i përmbahet shkaqeve të përcaktuara nga neni 432/1 i Kodit të Procedurës Penale, Kolegji Penal vendos mospranimin e rekursit. Qëndrimi që mban Kolegji për rastin në shqyrtim, bazohet edhe në jurisprudencën e konsoliduar të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, që referon në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, sipas të cilave shkaqet e parashtruara në rekurs që rezultojnë haptazi të pabazuara vlerësohen si të papranueshme për pranimin e rekursit.

20. Kolegji Penal vlerëson se asnjë nga pretendimet e parashtruara nga kërkuesi nuk i referohet shkaqeve të rekursit të parashikuara nga neni 432 i K.Pr.Penale. Kolegji vlerëson se Gjykata e Apelit Tiranë ka arsyetuar vendimmarrjen e saj dhe nuk ka shkaqe për cënimin e saj. Gjithashtu Kolegji nuk konstaton shkelje të ligjit material apo procedural penal prej Gjykatës së Apelit.

21. Sa më sipër, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, vlerëson se rekursi i paraqitur nga kërkuesi Jeton Lami kundër vendimit nr. 801 datë 20.09.2022 të Gjykatës së Apelit Tiranë nuk përmban ndonjë prej shkaqeve të sipërpërmendura dhe për rrjedhojë nuk mund të pranohet”, thuhet ndër të tjera në vendim.

Në dosjen hetimore përshkruhen disa nga momentet kur Martinaj është parë për herë të fundit në kamerat e hotelit në Durrës dhe akuzat ndaj ish-policit Jeton Lami.

Në dosjen rezulton gjithashtu se është pyetur edhe një 22-vjeçare që ka qenë një nga kontaktet e fundit të Martinajt para zhdukjes.

Sipas deklarimeve të saj, para zhdukjes Ervis Martinaj e kishte kontaktuar në rrjetin social instagram me një adresë “King Simba” me foto profili luanin e tij dhe aty kishte nisur komunikimi mes të dyve.

Më 5 gusht të vitit të kaluar, Jeton Lami drejtonte një automjet Audi-A8 me targa të huaja dhe ka shoqëruar të shumëkërkuarin nga Tirana në drejtim të një hoteli në Durrës dhe pas hetimeve të policisë u identifikua dhe u shoqërua në burg.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *