Kryedemokrati Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me demokratët e Peqinit në kuadër të fushatës së brendshme brenda Partisë Demokratike. Basha ka treguar vizionin për të ardhmen, si dhe u ndal në zgjedhjet e 25 prillit, të cilat i cilësoi si “masakër elektorale”.
Ai tha se vullneti i shqiptarëve u deformua, e bëri thirrje për bashkim, për t’ia kthyer vendin qytetarëve.
Pjesë nga fjala
“Faleminderit zoti kryetar! Mirë se ju gjej! Mirë se ju gjej zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, demokrate e demokratë të Peqinit! Faleminderit nga zemra!
Ju jeni përballur këtu për vite me radhë me vështirësi të panumërta njësoj si demokratët anembanë Elbasanit dhe Shqipërisë, por akoma më shumë këtu në Peqin. Shumëkush në vendin tuaj do ta kishte lënë betejën përgjysmë. Do ishte dorëzuar, do ishte larguar apo do kishte qëndruar mënjanë. Unë e di që presionet ndaj jush kanë qenë jo të dyfishta, po të shumëfishta, të të gjitha formave dhe mënyrave.
Ndaj jam dhjetëfish krenar që në këtë betejë të pashembullt 30-vjeçare demokratet dhe demokratët e Peqinit, shpirtin e pathyeshëm të të cilëve e përfaqësoni ju në këtë sallë.
Ka një dhe vetëm një arsye pse Partia Demoratike e Shqipërisë, e cila është përballur këto 30 vite siç e dinë themeluesit dhe qëndrestarët mes jush me shumë sfida, vazhdon jo thjesht të qëndroj fort e mbetet jo thjeshtë alternative e vetme, forca e vetme, por forca më e madhe morale, politike para shqiptarëve.
E kjo arsye është sepse ne kurrë nuk kemi tradhëtuar shqiptarët për interesin tonë, përkundrazi ne kemi sakrifikuar interesat tona për hir të shqiptarëve duke u përfshirë dhe në betejat e 2019 dhe më parë. I kemi sakrifikuar sepse kemi lindur si një familje politike për vendin, për demokracinë edhe në kohë kur askush nuk e dinte tamam se çdo të thoshte demokraci. Sot ne e dimë se çfarë do të thotë demokraci. E di dhe një fëmijë i vogël që demokraci do të thotë vullneti i shumicës.
E pra 25 prilli nuk ka lidhje me demokracinë. Në 25 prill shumica ka vendosur ndryshimin dhe një pakicë i është mbivendosur me mekanizmin më pervers, më gjigand, dhe më të kudoshtrirë, të shkrirjes se partisë me shtetin, sicc e thotë raporti i OSBE-ODHIR, dhe të bashkpunimit me kartelat e drogës dhe bandave të krimit të organizuar. Kjo nuk është demokraci. Ndaj dhe barra që kishim mbi supe, barra e ndryshimit, flakadani i shpresës që ndezëm anembanë Shqipërisë për të sjell ndryshim me një fushatë të mrekullueshme, me një program konkret, nuk është sot barra e vetme që ne mbajmë mbi supe. Sepse më 25 prill në Shqipëri përkohësisht nuk është ndalur vetëm ndryshimi, por ka rënë dhe demokracia.
Duhet të dalim nga kjo betejë mendjendarë e jo të çoroditur. Duhet të dalim nga kjo betejë të vendosur e të bashkuar siç jemi, për t’i shkuar deri në fund luftës për demokraci”, tha Basha.
/Priza.al/