Hyrjet e reja brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’ duket se ndjeshëm kanë trazuar ujërat dhe kanë bërë që të ketë një situatë të tensionuar.
Së fundmi, në një bisedë miqësore që ishte duke u zhvilluar në ambientet e tualetit mes balerinës së re Jori dhe Maestros, Luizit dhe Kiarës nuk kanë munguar dhe kunjat. Balerina ka treguar se Maestro dhe Luizi kur të dalin nga shtëpia do të bëjnë një këngë së bashku, teksa do të kryesojnë toplistat.
Ajo që ka prekur Kiarën ka qenë një pjesë e fjalës së balerinës ku tha: S’ka më Butrint këtu…”
Duket se Kiara nuk ka reaguar aspak, teksa ende nuk dihet se si e ka marrë moderatorja këtë fjalë.
Jori: O Kiara do bëjnë një këngë së bashku këta dhe do e plasin gjithë Shqipërinë, bombë Shqipëria fare.
Kiara: Sezoni i verës full
Jori: S’ka më Butrint këtu, ka vetëm Luiz dhe Maestro. Top 10 Shqipëria Luiz dhe Maestro.