Nëna e Dan Hutrës: Nusen nuk e ka prekur me dorë, kur lindi vajzën…

Nëna e Dan Hutrës ka deklaruar se konflikti mes të birit që vrau tre gra e plagosi tre të tjera ka lindur pasi ka mësuar që gruaja e tij ishte shtatzënë. Në një rrëfim për Euronews Albania, e ëma e Hutrës mohoi që i biri të ketë ushtruar dhunë ndaj ish-gruas, me të cilën siç tha ka pasur marrëdhënies shumë të mira.

Ajo u shpreh se ishin gëzuar për shtatzëninë e ish-nuses dhe kanë festuar kur e kanë marrë vesh lajmin, por më pas ajo ishte larguar nga shtëpia e tyre për tek ajo e prindërve, pa asnjë shkak.

“Për fëmijën më ka treguar Dani, kam shkuar me nusen dhe ka dalë që ka qenë shtatzënë. Donte të ikte në mëngjes, i thashë ku po shkon? Do shkoj të bëj analiza se jam sëmurë, më tha. Në orën 5 ka ikur nga shtëpia. Më pyet Dani ku është nusja? I thashë që është në shtëpi. Komshia më tregoi që kishte kaluar gardhin nga koteci i pulave, vetëm telefonin kishte në dorë. Erdhi Dani dhe më tha bëhu gati të ikim në Kamëz të bëjmë denoncimin se është zhdukur. Ka shkuar tek familja e vet pas 4 orësh. Dani nuk e ka prekur me dorë. Kur ka lindur nusja, bashkë me vajzën i kemi shkuar në spital dhe i kemi çuar lule”, tha nëna e Hutrës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *