Një sherr me sende të forta ka ndodhur në Dibër mes disa personave. Sipas njoftimit të policisë, tre autorët e dyshuar të ngjarjes janë shpallur në kërkim, pasi kanë goditur me sende të forta dy persona të tjerë.
Njoftimi i policisë:
U konfliktuan dhe më pas goditen me sende të forta dy shtetas, identifikohen dhe shpallen në kërkim policor 3 autorët e dyshuar të ngjarjes.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, kanë shpallur në kërkim policor tre shtetas për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Kanosja”, dhe konkretisht : L. T; D. T; A. B., banues në Dibër.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin në qytetin e Peshkopisë, pas një konflikti për motive të dobëta kanë kanosur dhe goditur me sende të forta shtetasit U. A., 39 vjeç, dhe K. S., 27 vjeç, banues në Dibër.
Vijon puna për lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen e tyre.