Aktorja e njohur Delinda Disha ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin se është në një pritje të ëmbël. Delinda ka publikuar një foto me partnerin dhe djalin e tyre teksa po shijojnë disa ditë në Romë, prej ku ka zbuluar edhe lajmin.
Teksa shfaqen krahë njëri-tjetrit, djali i tyre shihet duke mbajtur në dorën foton e ekos së bebushit që po presin.
“Me plot dashuri si vetë Roma”- shkroi aktorja krah postimit.
Kujtojmë se rreth një vit më parë , Delinda humbi të dy binjakët e saj. Aktorja e dha lajmin e trishtë asokohe nëpërmjet një postimi në Instastory, ku tregoi se po përjetonte një periudhë shumë të vështirë dhe të rënduar psikologjikisht.