Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kongresin e Shëndetësisë, bëri me dije se pagat e mjekëve specialistë do të rriten me 50 mijë lekë. Sipas kreut të shtetit ky vendim do të hyjë në fuqi më datë 30 prill.
Nga rritja me 50 mijë lekë do të përfitojnë vetëm mjekët specialistë, ndërkohë që për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët do të aplikohet rritja me 7%.
“Ne i kemi rritur pagat me 63% nga 2013. Siç ju e dini, jeta është ajo që ndodh kur ne jemi duke bërë plane të tjera. Autonomia është një mekanizëm i ri që ka filluar të testohet tani në spitalin memorial dhe do krijojë mundësinë që të këtë në sistemin shëndetësor paga më të mira, por jo të barabarta.
Autonomia do iu rrisë pagat atyre që punojnë më shumë, që bëjnë më shumë operacione, vizita, por ndërkohë duhet të garantojmë pagë më dinjitoze tavan. Në këtë prill, mjekët specialistë do marrin 50 mijë lekë të reja plus në pagën e tyre. Do të mbajmë zotimin për 7% për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët. Po përgatisim rritje proporcionale me këtë të mjekëve specialistë dhe në hyrje të 2024 edhe për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët një rritje të ngjashme” – tha ndër të tjera kryeministri.