Dështon sërish përballja/ Urdhërohet shoqërimi i detyrueshëm i Reçit; Shullazi: Dua ta shoh në sy kur…

Përballja midis bashkëpunëtorit të drejtësisë Luftar Reçit dhe Emiljano Shullazit ka dështuar sërish. Gjykata e Posaçme ka urdhëruar shoqërimin e detyrueshëm të Reçit, pasi ai ka refuzuar të marrë pjesë në seancë.

“Vuaj nga disa sëmundje dhe më rrezikohet jeta. Nuk mund të paraqitem më në seancë. Dua ta jap dëshminë me skype. Është sikur të shkojë delja tek ujqërit” – mësohet të jetë shprehur Reçi.

Sakaq, Emiljano Shullazi tha: “Dua ta shoh në sy kur dëshmon”

Në përfundim gjykata vendosi të rrëzojë kërkesën e prokurorisë, por edhe të Reçit duke urdhëruar shoqërimin e tij të detyrueshëm në seancë. Mos paraqitja do të merret si refuzim u shpreh gjykata.

Seanca e ardhshme u vendos të mbahej më datë 20 mars, ora 09:00.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *