Gjendet 13-vjeçarja shqiptare në Itali, ishte larguar 3 ditë më parë nga…

Një 13-vjeçare shqiptare u raportua e zhdukur tre ditë më parë në Itali. Ajo ishte larguar nga shtëpia mëngjesin e të enjtes për të shkuar në shkollë, por nuk ishte kthyer në shtëpi.

Mediat italiane bëjnë me dije se e mitura është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.

Nëna e të miturës e kishte raportuar të zhdukur, në stacionin policor Pontecagnano.

Pas 3 ditësh, ajo u gjet në Grosseto. Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku Giuseppe Lanzara me një postim në rrjetet sociale.

“Më në fund, lajmi që prisnim: Sara u gjet. Nga lajmet mësojmë se ajo është mirë dhe po i bashkohet familjes. Faleminderit atyre që erdhën dhe kontribuan në hulumtim” – shkroi ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *