Përfaqësuesi Ligjor i “grupimit” të Enkelejd Alibeaj, Indrit Sefa është paraqitur ditën e sotme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ai ka paraqitur kërkesën për të regjistruar Partinë Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 Majit.
Sefa nuk pranoi të japë shpjegime për mediat në lidhje me grupin që e ka autorizuar të dërgojë këtë kërkesë.
“Sekretar për çështjet ligjor dhe zgjedhore Indrit Sefa. Do e vlerësojë KQZ, është gjithë praktikë e përcaktuar në kod. Është e ndjekur nga shumë parti politike. Kjo është një praktikë. Është praktikë e lëshuar nga të gjithë partitë politike” – deklaroi Sefa.