Alibeaj mbledh Kryesinë e PD: Pranojmë kandidatët e Rithemelimit për Bashkitë

Enkelejd Alibeaj ka mbledhur ditën e sotme kryesinë e Partisë Demokratike, teksa depozituan në KQZ edhe kërkesën për t’u regjistruar në garën elektorale të 14 majit. Në një deklaratë të bërë publike për mediat, ai shprehet i gatshëm që kandidatët e dalë nga Primaret të garojnë në zgjedhjen e 14 majit.

Deklarata e plotë:

Nga sot fokusi kryesor i  gjithë veprimtarisë  sonë politike  janë zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Me pjesëmarrjen, me kandidatët , me garën, me synimet dhe me rezultatet tona në këto zgjedhje duhet të nderojmë historinë  e Partisë Demokratike;

Të afirmojmë Partinë Demokratike si alternativa krysore e qendrës së djathtë demokratike, kombëtare, perëndimore dhe euro-atlantike në Shqipëri;

T’i japim pushtetit vendor fytyrën e alternativës sonë demokratike;

Të vendosim  dhe të synojmë objektiva  ambicioze, të  hedhim  bazat  e sigurta të fitores së madhe  në zgjedhjet parlamentare për  largimin e qeverisë së  korruptuar deri në palcë të Edi Ramës, dhe duke bërë realitet rrotacionin jetëdhënës të pushtetit që presin me etje të shpallur shumica e shqiptarëve.

Për këtë :

1-Në lidhje me kandidatët për këshilltarë bashkiakë:

Duhet të fillojnë menjëherë  nga puna duke ftuar demokratët dhe intelektualët  rreth saj  të shprehin interesin për të qenë pjesë e listës së këshiltarëve të PD-së  në bashkitë respektive.  Paralelisht, kjo Kryesi do të miratojë  një udhëzim të detajuar për mënyrën e zgjedhjes  dhe renditjes së tyre në mënyrë demokratike dhe të  drejtë.

2- Në lidhje  me kandidatët për kryetarë  të bashkive;

Në funksion të bashkimit, duke konsideruar realitetet  që kanë prodhuar  primaret e mëparshme të PD-së në prag të zgjedhjeve të vitit 2021, votimet me primare nga grupi i Rithemelimit dhe kandidime të tjerë, i propozoj kësaj kryesie hapjen në princip ndaj  gjithë prurjeve në fjalë,  në menyrë eksplicite  ndaj kandidatëve demokratë të primareve gjithashtu, me synim daljen me  kandidatë unik.

3-Në lidhje me aleancat;

PD merr përsipër ti prijë ndërtimit të  një Aleance sa me të gjerë të mundshme të gjithë partive të qendrës së djathtë, me synim maksimizimin e votave të një të djathtë plurale  ku secili subjekt zhvillon indentitetin  e vet poltitk brenda korrnizës përbashkuese të vlerave demokratike, kombetare dhe Perëndimore.

Të pranishmit në mbledhje:

1.Lefter Geshtenja

2.Sealudin Jakupllari

3.Ramadan Likaj

4.Eralda Tase

5.Flutura Açka

6.Merita Bakiu

7.Arbi Agalliu

8.Andia Ulliri

9.Flamur Hoxha

  1. Zheni Gjergji
  2. Kreshnik Çollaku
  3. Saimir Korreshi
  4. Gazmend Bardhi
  5. Dashnor Sula
  6. Bledjon Nallbati
  7. Enkelejd Alibeaj
  8. Jorida Tabaku
  9. Dhurata Çupi

Deputeti Xhelal Mziu ka braktisur mbledhjen e Kryesisë të thirrur nga Enkelejd Alibeaj dhe ka thënë se do merrte pjesë vetëm nëse do ishte vetëm grupi parlamentar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *