Autori i vrasjes së babait të Dan Hutrës, ka folur në lidhje telefonike me emisionin “Me zemër të hapur” në televizionin News 24.
Ai është shprehur se e ka kryer dënimin në lidhje me këtë akt të rëndë dhe më pas është larguar nga vendi nga frika e hakmarrjes. Më tej ai kërkoi mbrojtje për familjarët e tij. Ai mohoi të ketë lidhje me Rrahman Selën, të cilin Hutra e akuzon se i ka dhënë armën për të vrarë babanë e tij.
“Dëgjoni dy fjalë mirë nga unë. Unë Rrahman Selën nuk e njoh kush është dhe nuk kam pasur të bëj me të. Rrahman Selën nuk e njoh dhe nuk kam të bëj fare me të. Nuk e ndjen veten mirë. Këto janë ngjarje të rënda. Unë një pyetje do të bëj.
Nëse ai person do të kishte hasur në familjen time çfarë mund të kishte bërë. I bëj thirrje shtetit të më garantojë familjen që të mos ndodhë një masakër. Shteti të marrë familjen në mbrojtje. Për gjërat e tjera i sqaron drejtësia. Nuk jam në gjendje të mirë. Mos na lëndoni më shumë ju lutem. Unë i bëj thirrje shtetit të më garantojë familjen se është në rrezik atje. Dhimbje e madhe sikur isha duke parë gjithë familjen time para syve. Unë jam i larguar nga atje.
Edhe pasi ka ndodhur kjo ngjarje jam detyruar të iki nga ky vend në një vend tjetër. Po të kishte hasur në familjen time çfarë mund të kishte bërë. Ai kërkon me vrarë një njeri atje. Verdiktin e ka dhënë shteti. E kam bërë dënimin. Tani kam halle të tjera si me shpëtuar kokën dhe me mbrojtur familjen”, deklaroi ai.