DEA amerikane i “kërkon ndihmë” qytetarëve shqiptarë: Denonconi rastet e drogës dhe të pastrimit të parave

Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të bashkëpunojnë me Agjencinë Kundër Narkotikëve, DEA. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ata nxiten të denoncojnë, nëse kanë informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave. DEA ka vendosur edhe një numër në dispozicion. “Informatorët” sigurohen që të gjitha të dhënat do t’u mbahen të fshehta.

“Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve njofton një linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: [email protected].

Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me to, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët,” – thuhet në njoftimin zyrtar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *