Meta për shkarkimin e tij: Kuvendi kërkon të heqë vëmendjen nga hetimi dhe zbardhja e krimeve zgjedhore

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka nisur konferencën për shtyp duke komentuar vendimin e Kuvendit për ta shkarkuar nga detyra.

Meta thotë se është përpjekur të qëndrojë larg asaj shfaqje, duke theksuar se është e qartë që Kuvendi kërkon të heqë vëmendjen nga hetimi dhe zbardhja e krimeve zgjedhore dhe spostuar vëmendjen etk fajtorë që nuk ekzistojnë.

‘’Jam përjekur të qëndroj larg asaj shfaqje, se ka qenë e qartë për të hequr vëmendjen nga hetimi dhe zbardhja e krimeve zgjedhor e për të spostuar vëmendjen tek fajtorë që nuk ekzistojnë.

Pa e zgjatur shumë po ju theksoj gatishmërinë time, edhe pse Kuvendi ka qenë i shkarkuar që në 25 prill, për të takuar iniciatorët e kësaj shfaqje brenda afatit ligjor që ishte data 10 maj, dhe për të cilën i lajmërova, që e refuzuan. E kishin me diktat që Presidenti duhet të linte takimin e planifikuar prej 10 ditësh me ministren e Austrisë apo Presidentin e Sllovenisë për tiu nënshtruar tekave‘’, tha Meta.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *