Berlin/ Rama takon nesër kancelarin gjerman Scholz

Kryeministri i vendit Edi Rama do të vizitojë Gjermaninë ditën e nesërme më datë 7 mars. Ai do të zhvillojë një takim me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Lajmin e ka bërë të ditur kancelaria gjermane. Sipas axhendës, takimi do të nisë në orën 11:15, e më pas ata do të dalin për të mbajtur një konferencë për mediat në orën 12.30 të mesditës.

Në deklaratën zyrtare raportohet se në fokus të takimit do të jetë koordinimi me synimin për rolin pritës të Shqipërisë në Procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor. Në takim do të diskutohen edhe çështjet dypalëshe, ekonomike dhe të politikës së jashtme dhe procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *