22-vjeçari Mirjam Kovaci është dënuar me 16 muaj burg në Britani. Ai u arrestua pasi u kap në makinë duke transportuar 10 kg lëndë narkotike tip kanabis.
Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur më datë 2 shkurt midis Penrith dhe Carlsie. 22-vjeçari ishte duke drejtuar një automjet të tipit “Volvo S60” në momentin që u ndalua nga policia për kontroll rutinë.
Fillimisht Kovaci dha emër të rremë dhe nxori një kartë identiteti kroate me të dhëna false. Gjatë kontrollit fizik ne makinë, policia gjeti dhe sekuestroi 10 pako me kanabis me peshë mbi 10 kg të vlerësuar me rreth 34000-39000 paund.
Në seancën gjyqësore Kovaci pranoi akuzat për posedim të kanabisit me qëllim shitjen.