Cili është kryetari i PD? Alibeaj: Jam dhe ndihem drejtues i partisë!

Enkelejd Alibeaj, pas mbledhjes së kryesisë së tij ka dhënë një deklaratë për mediat.

I pyetur nga gazetarët se cili është kryetari i partisë dhe nëse ndihet i tillë, Alibeaj u shpreh se është edhe ndihej ushtrues i kësaj detyre. Më tej ai shtoi se për zgjedhjen e kreut të ri të PD duhen zgjedhje të reja nga baza në krye, sipas të gjithave rregullave e procedurave të kësaj partie.

Pyetje: Kush është kryetari i PD-së sot? Ndiheni kryetar i PD-së?

Alibeaj: Jo vetëm jam, por ndihem drejtuesi i PD-së, ushtruesi i detyrës që nga momenti kur Basha dha dorëheqjen.

Pyetje: Pse nuk e dërguat dorëheqjen e Bashës në gjykatë?

Nuk është kjo kryesorja. Duhet ta dini se sipas ligjit, në regjistrin e partive politike regjistrohen emrat e kryetarëve të partive. Në rastin kur ka një dorëheqje, ajo se çfarë do duhet të regjistrohet është zgjedhja e kryetarit të ri të partisë. Aktet e dorëheqjes nuk regjistrohen. Duhet të priten, siç jeni në dijeni, që PD-ja do organizojë procesin e zgjedhjeve nga baza deri në kreun e saj sipas rregullave dhe procedurave.

Ashtu siç e kemi thënë muaj më parë, me formulën se si mund të zgjedhim një kandidat unik dhe fitues, duke mos përjashtuar asnjë, modelet janë nga më të ndryshme. Ne kemi propozuar sondazhet. Aty ku nuk kemi shpallur kandidatë, janë të ftuar kandidatët e Primareve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *