Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “5 Maji” në Tiranë.
Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë, pesë persona kanë mbetur të plagosur.
Ende nuk dihen detaje nga gjendja e tyre shëndetësore. Dy ambulanca kanë marrë të plagosurit dhe i kanë dërguar tek Spitali i Traumës.
Sakaq, pritet njoftim zyrtar nga Policia e Tiranës në lidhje me aksidentin e ndodhur.