Meta: Do të jem këtu deri në korrik 2022!

Presidenti Meta ka folur rreth urdhrit ekzekutiv të Presidentit të SHBA-ve Joe Biden, për të bllokuar pasuritë dhe hyrjen në Amerikë të personave që destabilizojnë Ballkanin Perëndimor. Në konferencën për shtyp, Meta u shpreh se lufta kundër korrupsionit duhet të jetë prioritet i të gjithëve.

“E përshëndes si vendim, Lufta kundër korrupsionit duhet të jetë prioritet i të gjithëve”, tha ai.

I pyetur nga gazetarët se ccfarë do të bëjë nëse nga Gjykata Kushtetuese vjen një vendim që e shkarkon nga detyra, Presidenti Meta iu shmang përgjigjes së drejtpërdrejtë duke thënë se do të jetë në zyrë deri në vitin 2022.

“Këtu do të jemi deri më 24 korrik të vitit të ardhshëm. Do të jemi këtu në mënyrë të vazhdueshme. Pastaj me fillimin e sezonit të ri”, tha Meta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *