Ermiona Lekbello ka komentuar sërish lojtarët që ndodhen brenda shtëpisë së Big Brother VIP, pas daljes së saj.
Në një reagim të sajin, Ermiona thekson se Armaldo Kllogjeri dhe Olta Gixhari duhet të dalin nga shtëpia pasi janë prindër dhe kanë fëmijë.
Sipas saj Maestro duhet të jetë krah bashkëshortes së tij e cila është shtatzënë e krah vajzës së vogël.
Ndërsa për Oltën, ish-banorja e ‘BBV’ mendon se është e fortë që po qëndron kaq shumë ditë larg djalit të vogël, por nuk do e bënte dot.