Kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të bashkëpunojë me Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn për zgjedhjet e 14 majit.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Berisha theksoi se Alibeaj dhe Basha janë pengje të kryeministrit Edi Rama dhe se përdoren prej tij për të dëmtuar PD.
“Nuk ka marrëveshje me pengjet po nuk i la pengmarrësi. Lulzim Basha me daljen në dritë të aferës me McGonigal është e qartë që mbyllja e dosjes së Bashës është marrje peng nga Rama. Peng është dhe Alibeaj. Me pengun nuk ka negociata. Ata që mëndojnë se mund të negociojnë me Bashën dhe Alibeajn ata mendojnë se mund të negociohet me hiçin. Ata janë vegla në duart e Ramës”, tha Berisha.