Dita e sotme shënon festën e 7 marsit ose “Ditën e Mësuesve”. Kryeministri i vendit, Edi Rama ka uruar mësuesit në këtë ditë të shënuar me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ai shkroi se përulet me mirënjohje për punën dhe sakrificën e tyre.
“Gëzuar ‘7 Marsin’ mësues të dashur, me përulësinë e mirënjohjen më të madhe ndaj Jush” – shkruan Rama.