Emigrantët e paligjshëm/ Britania e Madhe prezanton ligjin e ri, ja çfarë synon ai

Britania e Madhe po përpiqet të ndalojë rrepstësisht mbërritjen e emigrantëve të paligjshëm në territorin e saj. Qeveria e drejtuar nga konservatori Rishi Sunak, do të prezantojë ditën e sotme ligjin e ri kundër ardhjes ilegale nga brigjet franceze në ato britanike me gomone.

Emigrantët e kapur jo vetëm që nuk mund të kërkojnë më azil, por do të mbahen në struktura të veçanta për t’u nisur më tej drejt Ruandës dhe disa vendeve të tjera të cilësuara nga Londra si të sigurta.

Klandestinët do të kenë një ndalim të përjetshëm për t’u rikthyer në Britaninë e Madhe, dhe nuk mund të aplikojnë më për nënshtetësinë.

“Mundësia për të jetuar në këtë vend dhe për t’u bërë nënshtetas britanik nuk është një e drejtë njerëzore, është një privilegj, për këtë arsye duam të zhdukim fenomenin në fjalë” – thuhet nga qeveria britanike.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *