Nicole Kidman pjesë e një seriali të ri, zbulohen detajet e para

Aktorja Nicole Kidman do të jetë pjesë e një seriali të ri të quajtur Roar.

Përmes një njoftimi, Apple TV bën të ditur se autorët e serisë së re janë Liz Flahive dhe Carly Mensch, të cilët gjithashtu përgatitën GLOW.

Seriali do të ketë 8 episode gjysmë ore të zhanreve të përziera, të treguara nga këndvështrimi i një gruaje. 

Theksi është tek feminizmi dhe kontributi i seksit të bukur në botën në të cilën jetojmë.

Dihet që seriali është në përgatitje që nga viti 2018, dhe emrat e aktorëve të parë u zbuluan vetëm në mars të këtij viti.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *