Këngëtari i njohur Justin Bieber iu bashkua së fundmi “sherrit” Selena-Hailey në rrjet. Gjatë fundjavës ai organizoi një festë për ditëlindjen e tij të 29-të, ku kishte ftuar familjarët dhe shoqërinë. Të ftuarve iu dorëzua një konfetë argjendi me fjalët:
“Jam shumë mirënjohës që nuk përfundova me atë që mendoja se doja”.
Ai nuk foli për domethënien e dhuratës, po fansat nisën të supozonin se ishte një thumb ndaj Selena-s.
“Çfarë po përpiqet të thotë?”; “Kjo është kaq e vogël, dua të them nëse kjo është mënyra se si ndiheni ju dhe gruaja juaj mbajeni atë për veten tuaj dhe ju lutem, nuk keni pse të përmendni emrin e dikujt ose të thoni “kush” për të kuptuar saktësisht se çfarë po flisni”. ‘Të pranosh se gruaja jote ishte zgjedhja jote e dytë në ditëlindjen tënde është çmenduri. Selena me të vërtetë jeton në mendjen e tij; “Oh ai bëhet i keq! Ik mbro gruan tënde.”-kanë qenë disa nga komentet.