Rama takon kancelarin gjerman, Olaf Scholz

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndodhet në një vizitë zyrtare në Gjermani.

Kreu i qeverisë është pritur nga kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Të dy liderët pritet që të zhvillojnë një takim dhe më pas rreth orës, 12:30 ata do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Kryeministri Rama do të vizitojë gjithashtu Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, i cili çdo vit mirëpret rreth 10 000 ekspozues nga më shumë se 180 vende dhe rajone, mes të cilave do të jetë edhe stenda shqiptare.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *