Presidenti i vendit Bajram Begaj ka zhvilluar sot në Bruksel një takim me shefin e NATO-s Jens Stoltenberg. Në një konferencë të përbashkët për shtyp Begaj u shpreh se anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO është detyrim. Ai gjithashtu nuk la pa përmendur disa nga ngjarjet që kanë cënuar sigurinë e vendit dhe të rajonit.
“Vlerësoj lidershipin tuaj. U bë më shumë se një vit se jemi dëshmitar të agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës. NATO ka demonstuar forcë reaguese për të mbrojtur çdo centimetër të vendeve të aleancës. Është e rëndësishëm forcimi i grup batalioneve në krahun lindor të NATO-së. Zgjerimi i aleancës është detyrim. Anëtarësimi i Suedisë dhe të Finlandës. Në koordinim të plotë me aleancën Shqipëria qëndron në krah dhe do të vazhdojë që ta mbështesë aleancën. Në cilësinë e anëtarit të përhershëm ne do të vijojmë që të jemi proaktiv në ruajtjen e kohezionit për Ukrainë. Rusia përbën kërcënim për NATO-në dhe Ballkanin Perëndimor. Qëllimi i saj është prishja e paqes.
Kemi ndjekur me shqetësim ngjarjet në veriun e Kosovës. Shqipëria mbështet dialogun. Plani europian për normalizimin e marrëdhënieve është një hap pozitiv. KFOR është garantues si paqes në rajon. Shqipëria u përball me një sulm kibernetik nga Irani. Shqipëria rriti që ta ndërpresë dhe të rikuperohet nga ky sulm. Shqipëria ka rritur buxhetin e mbrojtjes dhe parashikojmë që vitin e ardhshëm, të arrijmë në 2%. Në bazën ajrore taktike të Kuçovës punimet po ecin ashtu siç ishin parashikuar” – tha Begaj.