Në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 58-vjeçari

Një 58-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, është kapur dhe arrestuar nga efektivët në Vlorë.

Shtetasi me inicialet H.C, banues në fshatin Gorisht dyshohet se në vitin 2021, ka kultivuar bimë narkotike në një zonë të pyllëzuar në Selenicë. Gjykata vendosi për të masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë/I shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, kapet dhe vihet në pranga 58-vjeçari.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

-H. C., 58 vjeç, banues në fshatin Gorisht, Vlorë.

58-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 06.03.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ky shtetas dyshohet se në vitin 2021, ka kultivuar bimë narkotike cannabis sativa, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Hadëraj, Selenicë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *