Kryeministri i vendit Edi Rama ka shpërndarë një urim në Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ritheksuar mbështetjen që qeveria u jep nënave të papuna me tre e më shumë fëmijë.
“MIRËMËNGJES
Gëzuar “8 Marsin” me risinë që këtë vit e në vijim nënave të papuna me tre e më shumë fëmijë, sigurimet shoqërore e shëndetësore u paguhen nga shteti pas Këshillimit Kombëtar, ku shumica dhanë pëlqimin e tyre për këtë risi” – shkruan kryeministri Rama.