Një biznes i llojit market dyshohet se është dëmtuar gjatë natës nga lënda plasëse e vendosur jashtë tij. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Demokracia”, në Kamzë. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Lënda plasëse është vendosur në marketin në pronësi të djalit të Naim Qarrit, ish-presidentit të klubit Kamzë.
Qarri ka qenë pre e shpërthimeve me tritol edhe më herët. Në vitin 2017, atij iu vu një sasi eksplozivi në mjetin e tij tip ‘Hummer’. Makina mori dëme të mëdha materiale por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.
Kamzë/Informacion paraprak
Më datë 08.03.2023, rreth orës 01:55, në rrugën “Demokracia”, është dëmtuar vetrata anësore e marketit të shtetasit A. Q.
Nga veprimet e para dyshohet se është dëmtuar nga lënde plasëse.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.