Tashmë gjithçka është zyrtare. Chelsea dhe Benfica janë 2 ekipet e parë që arrijnë në çerek-finalet e edicionit të këtij viti, në UEFA Champions League .
Në ndeshjen e kthimit të 1/16-ve, “blutë” e Londrës mposhtën Borussia Dortmund me rezultatin 2 me 0, duke hedhur poshtë avantazhin minimal 1 me 0, që Borussia Dortmund arriti në ndeshjen e parë. Në anën tjetër, Benfica “shpërfytyroi” belgët e Club Brugge duke kaluar në raundin tjetër pas 2 fitoresh radhazi, me rezultatin e përgjithshëm 7 me 1.
Ndërkaq, ditën e nesërme do të zhvillohen dhe 2 përballje të tjera për raundin e 1/16-ve, ku në “Allianz Arena”, Bayern Munich do të presë “gjigantët” francezë të PSG, ndërsa në “White Heart Lane” do të luhet “akti i dytë” i përballjes Tottenham-Milan, ndërsa kujtojmë se të dyja sfidat do të startojnë në orën 21:00.