Tritol marketit/ Pronarët mohojnë të kenë konflikte

Pronarët e marketit, të cilit iu vu eksploziv mbrëmjen e djeshme në Kamëz, kanë deklaruar se nuk kanë konflikte. Ata janë shprehur se nuk kanë dijeni se kush mund të jenë autorë të ngjarjes.

Personi që ka vendosur tritolin dallohet përmes pamjeve të kamerave të sigurisë, por për shkak të errësirës nuk është i mundur identifikimi.

Marketi figuron në emër të Arbi Qarrit, djalit të ish-presidenti të klubit të futbollit të Kamzës, Naim Qarrit. Kjo në fakt është hera e dytë që objekteve në pronësi të familjes Qarri i vendoset tritol. Në vitin 2017, një sasi eksplozivi iu vu në makinë.

Nga shpërthimi i djeshëm është dëmtuar vetrata anësore e marketit. Sakaq, grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *