Në ditën Ndërkombëtare të Gruas, ambasadoret gra në Tiranë kanë dhënë një mesazh për gratë dhe vajzat në Shqipëri.
Ato kanë nderuar gratë të cilat luftuan për të drejtën e votës, si dhe ju kanë bërë thirrje grave që të votojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale më 14 maj.
“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, gratë Ambasadore nderojnë ato që luftuan për të drejtën e votës së grave. I bëjmë thirrje grave të votojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale më 14 maj. Jepini vlerë votës tuaj për shërbime më të mira lokale!” – thuhet në mesazhin e tyre.