“8 Marsi” Aktivistët protestojnë: STOP dhunës ndaj grave dhe vajzave

Aktivistja dhe avokatja Adriana Kalaja ka folur në protestës së grave sot në Tiranë, që po mbahet përpara tri institucioneve shtetërore që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me politikat për gratë. Ajo ka akuzuar Policisë së Shtetit, e cila nuk po arrin të parandalojë vrasjen e grave dhe vajzave.

Nga përpara godinës së Ministrisë së Brendshme Kalaja tha: “Sot jemi pozicionuar  para Ministrisë së Brendshme për të shprehur revoltën tonë në këtë ditë të shënuar si Ditë e Gruas dhe jemi për të thënë stop dhunës ndaj grave, për t’i thënë boll bërjes palë me dhunuesin nga Policia e Shtetit, nga shteti i gjithë në fuqi.

Jemi dëshmitarë të ngjarjeve të ditëve të fundit, por jo vetëm të tyre, se si dhunues të vajzave të nënave të grave shqiptare, janë liruar në mënyrë antiligjore nga Policia e Shtetit, nga prokuroria, nga gjykata. Jemi këtu për të thënë stop, ngritjes dorë ndaj vajzës, ndaj gruas, ndaj nënës, motrës sepse nëse vrasin grua, ne vrasim jetën!

Jemi këtu për t’i bërë thirrje Policisë së Shtetit të pozicionohet gjithmonë në krah të vajzave dhe grave të dhunuara. Jemi dëshmitarë se sa herë, jo vetëm që nuk iu është hapur dera për t’u mbrojtur nga Policia e Shtetit, e cila këtë detyrë ka, por janë bërë palë me dhunuesin duke i nxjerrë jashtë komisariateve dhe duke i përzënë e në fund kanë gjetur vdekjen nga ai dhunues që është bërë palë me Policinë e Shtetit.

Përpos gjithë këtyre ngjarjeve makabre që kanë ndodhur, unë dua të kujtoj dhe të shpreh ngushëllimet e mia dhe të të gjithë kolegeve demokrate për ato vajza dhe nëna që u vranë një javë më parë, nga një dorë vrastare, që emrin, identitetin dhe karakterin e tij e dinte edhe Policia e Shtetit, e dinte edhe prokuroria dhe gjykata dhe ne kemi arritur në pikën që Policia e Shtetit sot nuk parandalon dhunën, nuk parandalon vrasjen por është kthyer në një mbledhëse të gëzhojave e në disa raste, është kthyer në një vrasëse reale të vajzave dhe grave shqiptare.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *