Shkodër/ 78-vjeçari plagos me thikë të riun

Një person ka mbetur i plagosur me thikë në lagjen “Rus” në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të tregut, pas një sherri mes dy personash.

Shtetasi Artan Bobnaj ka marrë plagë në zonën e barkut dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori i ngjarjes është 78-vjeçari Musa Çinari. Ai është arrestuar nga policia, ndërsa pas dëshmisë pritet të zbardhen motivet e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Plagosi me mjet prerës (thikë), një 38-vjeçar, pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shoqërohet menjëherë nga Policia, autori i dyshuar. Rreth orës 11:30, në lagjen “Rus”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është plagosur me mjet prërës (thikë), shtetasi A. B., 38 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër, i cili ndodhet në spitalin e Shkodrës, në kujdesin e mjekëve.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën, me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale operacionale, shërbimet e Policisë identifikuan dhe shoqëruan menjëherë në ambientet e Policisë, autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasin M. Ç., 78 vjeç, banues në lagjen Partizani, Shkodër, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *