Në muajin prill Qeveria ka parashikuar që të marrë taksën e jashtëzakonshme të prodhuesve të mëdhenj energjisë dhe me këtë taksë të re në buxhetin e shtetit kishte premtuar një tjetër bonus për pensionistët.
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj tha se ende nuk ka një vendim në lidhje me këtë, teksa renditi nismat e qeverisë për indeksim dhe rritje të pagave.
Ajo tha se me rritjen e pagës minimale synohet ndikimi në strukturën e pagave, rritjen e tyre edhe në sektorin privat.