Prej kohësh tashmë një nga problemet më kryesore të Tottenham është stabiliteti në mesfushë dhe për këtë duket se Spurs-ave do t’u vijë një ndihmë një lojtar vendas nga një rival i Premier League.
Bëhet fjalë për “liderin” e Southampton, James Ward-Prowse, me 28-vjeçarin, i cili është një prodhim i akademisë së “shenjtorëve” dhe aktualisht po luan sezonin e tij të 12-të me klubin.
Tottenham mund të përfitojë nga “kriza” që klubi po kalon këtë sezon, teksa pas plot 10 vitesh po përballen me rënien nga kategoria. Përsa i përket çmimit “londinezët” duhet të derdhin plot 35 milionë euro në arkat e Southampton për kartonin e Ward-Prowse, megjithatë pritet që vlerat të ulet pas negociatave mes klubeve.