Akuzat e Meghan për Pallatin Mbretëror, Chris Rock: Po përpiqet të sillet si viktimë

Në komedinë e tij, Chris Rock preku disa pika e një prej tyre kishte lidhje me Dukeshën e Sussex Meghan Markle për pretendimet e saj për racizëm kundër Familjes Mbretërore.

Markle dhe bashkëshorti i saj, Princi Harry, i zbuluan Oprah Winfrey-t se djalit të saj Archie, tani 3-vjeçar, po i mohohej titulli mbretëror, dhe për këtë arsye nuk iu lejua të merrte sigurinë zyrtare. Markle besonte se shkak ishte raca e djalit të saj, pasi ajo gjithashtu pretendoi se anëtarët e familjes së Harry-t kishin spekuluar se “sa e errët mund të jetë lëkura e tij kur të lindte”.

Në Selective Outrage, e cila u transmetua të shtunën në Netflix, Rock mohoi nocionin se spekulimet ishin raciste, duke e filluar fjalimin e tij për Markle duke thënë: “Të gjithë po përpiqen të jenë viktimë, përfshirë njerëzit që e dinë mirë se nuk janë viktima.”

Disa nga ato gjëra nëpër të cilat ajo kaloi nuk ishin racizëm”, tha më tej ai.

Për shkak se ajo po ankohet, unë them: “Çfarë **** është ajo po flasim?”, tha ai.

Ata janë aq racistë, sa donin të dinin se sa i zi do të ishte fëmija. Unë them, “Kjo nuk është raciste”, sepse edhe zezakët duan të dinë se a do jetë me ngjyrë fëmija”.

Ndonëse intervista e Markle me Oprah u transmetua dy vjet më parë, ajo është bërë kohët e fundit objektivi i aktorëve të humorit. Ajo u portretizua në një episod të kohëve të fundit të South Park, i cili kritikoi vendimin e saj për t’u paraqitur me akuzat duke kërkuar vëmendje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *