Çifti i krijuar brenda shtëpisë së BBV, Luiz-Kiara, po komentohet masivisht në rrjet.
Së fundmi, tezja e Kiarës, Gena, ka reaguar nëpërmjet një postimi në ‘InstaStory’ e cila shkruan se askush nuk mund të përdorë emrin dhe jetën private të Kiarës, përsa kohë ajo nuk është prezente.
“Askush nuk mund të përdorë emrin tënd dhe jetën tënde private për sa kohë nuk je prezente ti zemra ime. Turp për këdo që arrin të harrojë se jashtë lojës së Big Brother-it ti je po kjo vajzë me të mirat dhe të metat që ka çdo njeri. Për familjen tënde je krenari s’ka rëndësi kush nuk të do e nuk të vlerëson. Po shihet qartë që për klikime dhe famë ju errësohen sytë nuk njohin më as kë kanë familje e jo më miq. Shfaqja duhet të vazhdojë”,- shkruan tezja e Kiarës.
Ndërkohë, një reagim tjetër ka ardhur dhe nga miku i saj Arbër Zeka, i cili thotë se mes Kiarës dhe ish-it të saj, Butrintit nuk ka asgjë tjetër përveç shoqërisë.
“Unë me zemër e mbështes një vajzë të sinqertë dhe të mrekullueshme si Kiara. Ju kisha lut, kujdes me komente dhe mos të gjykojmë një vajzë si Kiara. Pasi kam bërë publike që kam një shoqëri me Kiarën, më kanë ardhur 100 pyetje në lidhje me Kiarën dhe Butrintin. Sqarim, Kiara nuk ka asnjë lidhje përpos shoqërore me Butrintin dhe asgjë më shumë. Këngët që i lëshojnë në shtëpi të produksionit janë zgjedhje e produksionit, jo kërkesë e Kiarës”,- thuhet në reagim.