Kryeministri Edi Rama ka firmosur sot dy ndryshime në qeveri në nivele zv/ministrash.
Në vendimin e qeverisë shihet se Besart Kadia është liruar si zëvendësministër në Ministrinë e Financave për tu emëruar në të njëjtin post në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Në vend të Kadias në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë u emërua Endrit Yzeiraj.
Vendimet e qeverisë:
V E N D I M
PËR
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Besart Kadia emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Endrit Yzeiraj emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.