Anxhelina Bregu, punonjëse e Policisë Rrugore në Tiranë ka treguar se si e ka gjetur ky 8 Mars.
Ajo tha se ditën e kanë nisur me urimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe ministrit Bledi Çuçi.
“Mesazhi na ka ardhur në numrin tonë të punës. Ai shkroi: Në ditën ndërkombëtare të gruas, dua të të falënderoj dhe të të shpreh respektin për punën që po bën në Policinë e Shtetit, e çmoj shumë sakrificën dhe përkushtimin e përditshëm, një kontribut i vyer për vendin dhe të ardhmen tonë. Qofsh e lumtur sot dhe shumë vite të tjera! Gëzuar 8 Marsin! Sinqerisht, Bledi Çuçi”, lexoi efektivja, ndërsa tha se në momentin kur e kishte marrë urimin i ishin mbushur sytë me lot.
Bregu tregoi se kjo ka qenë një ditë e zakonshme pune, por panorama e njerëzve me lule nëpër duar e ka bërë 8 Marsin edhe më të veçantë.
Sipas saj në 8 vite karriere, ka pasur shumë momente të rëndësishme, por ndër ato që do të veçonte janë telefonatat nga gratë e dhunuara, ndaj të cilave sigurisht duke qenë dhe vetë grua, policja është më e ndjeshme./Marrë nga Euronews