Ministrja e Arsimit, Evis Kushi u shpreh se mbetet e shqetësuar në lidhje me rastet e dhunës mes nxënësve, duke iu referuar një ngjarje të ndodhur disa javë më parë në Tiranë, ku pasi dolën nga shkolla, disa adoleshente dhuuan bashkëmoshataren e tyre.
Kushi deklaroi se institucioni që ajo drejton nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë dhe shtoi se shoqëria duhet të reflektojë. Ndër të tjera, ministrja nënvizoi se është rritur numri i psikologëve dhe oficerëve të sigurisë në shkolla.
“Sherri ishte jashtë, por prapë ne shqetësimin e kemi njësoj. Nuk ka ndodhur, sherri midis vajzave nuk ka qenë në oborr shkolle, ka qenë në një shesh pallatesh. Ne, sigurisht që shqetësimin e kemi njësoj dhe nuk duam të shmangim përgjegjësitë. Ky sherr apo çdo lloj incidenti i tillë duhet të jetë një moment që e gjithë shoqëria duhet të reflektojë. Patjetër dhe familja, patjetër dhe shkolla, e gjithë shoqëria”, deklaroi Kushi./abcnews