Edhe pse ekzistojnë pafund ilaçe apo ushqime që ndihmojnë për të siguruar vitaminat e nevojshme për trupin, shumë njerëz vuajnë nga mungesa e vitaminave. Disa marrin vitamina pa ditur efektin e tyre dhe kjo gjë është shumë e gabuar.
Si fillim duhet të dini se nga cila vitaminë keni mungesë dhe si ta zëvendësoni këtë mungesë pa dëmtuar shëndetin tuaj. Ja disa prej shenjave që mund t’ju ndihmojnë të kuptoni se për cilat vitamina keni nevojë.
Rënia e flokëve
Arsyeja: Mungesa e B7 (biotinës), si pasojë e konsumimit të vezëve të gjalla ose jo të gatuara mirë. Këshillohet: Të konsumoni më shumë bajame, fara soje, patate, bishtaja.
Ngërçet
Arsyeja: Mungesë e kalciumit, magnezit dhe kaliumit. Kjo ndodh më shumë te njerëzit që merren me sport, pasi djersitja sjell largimin e mineraleve nga trupi. Këshillohet: Të konsumoni më shumë bajame, lajthi, kungull, banane dhe mollë.
Puçrra ose njolla të kuqe në fytyrë
Arsyeja: Mungesa e B7 (biotinës) Këshillohet: Përveç medikamenteve që mund të merrni në farmaci mund të rrisni sasinë e biotinës duke ndërruar dietën. Kosumoni më shumë kërpudha, patate, djathë, vezë të ziera, spinaq dhe lulelakër.
Mpirje të gjymtyrëve
Arsyeja: Nuk konsumoni mjaftueshëm ushqime që përmbajnë vitamina B6, B12 dhe B9 (acid folik). Këshillohet: Të konsumoni më shumë bishtaja, qitro, ushqime deti dhe mish pule.
Gunga në duar dhe anës kofshëve
Arsyeja: Mungesa e vitaminës A, D dhe acideve yndyrore. Këshillohet: Konsumoni salmon dhe arra, si dhe mos anashkaloni marrjen e vitaminës A, që gjendet të perimet.
Nuancë e verdhë e të bardhës së syrit
Arsyeja: Mungesa e vitaminës B12. Këshillohet: Të përfshini më shumë burime vitaminash në dietën tuaj. Vitamina B12 gjendet në mishin e pulës, qumësht, salmon, ton dhe mish deleje.
Probleme me dhëmbët
Arsyeja: Mungesa e vitaminës D. Këshillohet: Një dietë e pasur me ushqime që përmbajnë kalcium, fosfor dhe vitaminë D. Gjithashtu konsumoni edhe produktet e bulmetit, domatet, bishtajat, peshkun, qitron dhe rrushin.
Të çara në anët e buzëve
Arsyeja: Mungesa e vitaminave B3, B2 dhe B12, të cilat përmbajnë hekur dhe zink. Këshillohet: Të kosumoni më shumë mish pule, salmon, vezë, bishtaja dhe arra. Po ashtu, këshillohet që këto ushqime t`i kombinoni me perime.