Aksident në Tiranë/ Motoristi përplaset nga makina, gjendet i shtrirë në tokë pa ndjenja

Vala e aksidenteve nuk ka të sosur në kryeqytet.  Në zonën e Komunës së Parisit, raportohet se një automjet tip ‘Audi’, ngjyrë e bardhë, ka përplasur drejtuesin e një motori me targë AS 393. Ky i fundit si pasojë ka mbetur i lënduar dhe gjindet pa ndjenja i shtrirë në tokë me skafandër.

Qytetarët e rastit i kanë ardhur menjëherë në ndihmë motoristit ndërsa pritej të vinte ambulanca. Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit.

/Burimi: Abcnews/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *