Një specie e rrallë e quajtur breshka fluturuese u gjet ditën e sotme nga peshkatarët e “Qëndrës peshkimit Oriku” Radhimë.
Menjëherë u njoftuan specialistët e Administratës të Zonave të Mbrojtura të cilët do të plotësojnë formularin dhe më pas breshka do të lëshohet sërish në det.
Ajo nuk është habitat i ujrave tona dhe prania e saj është shumë e rrallë. Ajo quhet ndryshe edhe “breshka jeshile” për shkak te ngjyrave të saj.