U kapën në “shtëpi bari” në Angli, nga 18 muaj burg për 3 shqiptarët (Emrat + Foto)

Policia britanike zbuloi një “shtëpi bari” në Somerset dhe arrestoi 3 shtetas shqiptarë. Këta të fundit ishin fshehur në çatinë e vendit ku kultivonin lëndën narkotike tip kanabis.

Tre emigrantët e paligjshëm nga Shqipëria pranuan përfshirjen në kultivimin e kanabisit, vlera e të cilit mendohet se ka qenë afërsisht 500,000 paund në vit.

Shqiptarët, Bledar Bardhi, 32 vjeç, Keli Bicaku, 36 vjeç dhe Gerald Dosku, 26 vjeç u deklaruan fajtorë ditën e djeshme.

Gjykatësi vendosi që të dënojë shqiptarët me nga 18 muaj burg. Secili prej tyre mund të dëbohet nga Mbretëria e Bashkuar pas dënimit.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *