Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar pas miratimit të Këshillit të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën
Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ Rama uroi Kosovën dhe Bashkimin Europian, për këtë hap që ai e konsideroi të vonuar padrejtësisht.
“Një hap i vonuar padrejtësisht me vite u hodh sot nga BE-ja, e cila më në fund po e heq nga vetja njollën e turpit të trajtimit të Kosovës si të ishte një vend jashtë Europës!
Urime jo vetëm Kosovës, po edhe Bashkimit Europian”– shkroi Rama.