Artur Meçollari është ndalur për një prononcim për mediat pas daljes së tij nga ambientet e SPAK-ut. Ai u mor në pyetje ditën e sotme për padinë e tij ndaj ish-gjeneralit Bardhyl Kollçaku,
Meçollari u shpreh se padia ështe bërë me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
“I kam akuzuar për shpërdorim detyre. Kam besim te SPAK. Po mos të kisha besim, s’do e bëja kallëzimin”, tha ai. Sot në SPAK u thirr dhe deputeti i PS-së, Bardhyl Kollçaku.