Presidenti i vendit Bajram Begaj ka reaguar pas vendimit të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian për miratimin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Sipas kreut të shtetit ky është një vendim shumë i merituar.
“Përshëndes hapin e rëndësishëm të ndërmarrë nga Këshilli i Bashkimit Evropian lidhur me lëvizjen e lirë, pa viza te qytetarëve të Kosovës ne hapësirën Shengen!
Uroj që ky proces të përmbyllet sa më shpejt dhe qytetarët e Kosovës të ndjehen njësoj si qytetarët e tjerë të Ballkanit Perëndimor!
Një vendim shumë i merituar!”- shkroi Begaj.