Nominimi i kësaj jave është komentuar gjerësisht nga banorët që prej të martës. Qetsori tha se Shpati mund të dalë nga shtëpia, por sipas Oltës, publiku mund ta dojë atë brenda shtëpisë, për shkak të puthjes mes tij dhe Deas.
Në fakt, banorët akoma nuk e dinë që puthja e tyre ishte improvizim dhe nuk ndodhi vërtetë. Olta shtoi se Shpati është i paraqitshëm, duke e cilësuar këtë si një tjetër pikë të fortë të tij.
Ajo tha se Shpati dhe Dea nuk kanë kimi fare me njëri-tjetrin, por meqenëse kanë nisur diçka, uroi që të zgjasë sa më shumë.
Nga ana tjetër, ajo tha se Kristi ka marrë “veset” e Luizit dhe ka nisur të flasë si ai. Teksa po fliste me Qetsorin dhe Fotininë, ao u shpreh se Kristi është shumë maskilist.